Ballina Kronike Zhduket pa lënë gjurmë shqiptarja në Zvicër

Zhduket pa lënë gjurmë shqiptarja në Zvicër

Policia e Kantonit Zug në Zvicër ka shpallur në kërkim një grua me origjinë shqiptarë. Ajo rezulton e humbur nga dita e hënë (29 maj).

Sipas mediave zvicerane mësohet se Sanije Aliti është  parë së fundi të hënën , më 29 maj rreth orës 9:15 në Klinik Zugersee në Oberwil të kantonit Zug.

Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur gruan e humbur në mënyrë të mistershme.

Sanije Alit është 48 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm, ka flokë të zeza, të gjata, sy ngjyrë kafe dhe flet shqip. Ajo ishte të veshur një bluzë me ngjyrë të errët, një xhaketë të zezë, të shkurtë dhe atlete të zeza.