Ballina Aktualitet Zjarr i madh në Tiranë, bllokohet qarkullimi tek ish-magazinat, 6 zjarrëfikëse po...

Zjarr i madh në Tiranë, bllokohet qarkullimi tek ish-magazinat, 6 zjarrëfikëse po luftojnë me flakët

Një zjarr i madh ka rënë në zonën ish-magazinave në rrugën Siri Kodra në Tiranë.

Mësohet se nga zjarri masiv nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

Policia dhe zjarrfikëset u njoftuan për rënien e zjarrit në magazina tek ish-frigoriferi rreth orës 19:15.

Në zonë kanë mbërritur forcat e policisë, 6 zjarrfikëse, autoambulanca dhe dhjetëra efektivë të Policisë së Tiranës. Ndërkohë kërkohet ndihmë nga repartet e zjarrfikësve në Durrës dhe Fier për shuarjen e flakëve në Tiranë

Nuk dihen ende rrethanat e zjarrit, por paraprakisht policia dyshon se shkak i ngjarjes ka qenë një shkëndije elektrike tek ish-frigoriferi.

Mësohet se shumë pranë vatrës së zjarrit ndodhet një karburant, çka e bën edhe më të rrezikshëm zjarrin.

Njoftimi i policisë: 
Me datë 02.04.2018, rreth orës 19:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë ka rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit dhe evakuimin i banorëve të ndodhur në banesat pranë.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook