Ballina Kronike FOTO/ Zjarr në një fshat të Tiranës, rrezikohen disa banesa, mbërrin në...

FOTO/ Zjarr në një fshat të Tiranës, rrezikohen disa banesa, mbërrin në vendgjarje ministri Demiraj

Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Ibë në Tiranë ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha dhe shkurre.

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi thotë se nga zjarri rrezikohen dhe disa banesa.

Në vendin ku ka rënë zjarri kanë shkuar edhe ministri i Brendshëm Dritan Demiraj bashkë me strukturat. Një helikopter është nisur për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Ministri Demiraj është fotografuar në vendngjarje teksa po jep ndihmën e tij në shuarjen e zjarrit.

Nuk dihen ende rrethanat e rënies së zjarrit, ndërkohë po policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, nëse zjarri është apo jo i qëllimshëm.