Ballina Kronike Zjarret nuk ndalen/ Digjen dhjetëra rrënjë ullinj dhe rrezikohen disa banesa në...

Zjarret nuk ndalen/ Digjen dhjetëra rrënjë ullinj dhe rrezikohen disa banesa në Patos

Një zjarr masiv ka djegur sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe shkurre në fshatin Manekaj të Patosit.

Mësohet se nga flakët janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj, si dhe rrezikohen disa banesa pranë.

Menjëherë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që forca policie kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

LEXO EDHE:  LAJM I FUNDIT/ Zjarrvënie e qëllimshme, digjet makina e Policit të Vlorës