Ballina Kronike “Zoti më solli një fat të mirë”, çfarë thoshte Elvana Gjata për...

“Zoti më solli një fat të mirë”, çfarë thoshte Elvana Gjata për të dashurin biznesmen (VIDEO)


Rreth 8 muaj më parë në një intervistë ekskluzive në “Xing me Ermalin”, Elvana Gjata ka pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie.

Por ajo nuk e ka treguar emrin e të dashurit të saj, biznesmentin, Ervin Mata, i cili u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit për vrasjen e ndodhur mbrëmë në Bllok ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Leart Hasaj.

Gjatë intervistës në shtëpinë e këngëtares, Ermali e ngacmoi paksa duke i thënë: “Po mirë mi goc vajte 62-vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare”.

“Mesa duket gjërat kanë ndryshuar”, iu përgjigj Elvana. “E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta…ke frikë”, shtoi këngëtarja.

“Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë”, u shpreh Elvana ndërsa Ermali e uroi: “Hajde në dasmë o Zot” dhe e pyeti: “A është familje e mirë?”

“Ah sa e bukur ishte kjo”, e përmbylli bisedën Elvana për të mos zbuluar më shumë.