Teksa një zonjë po përdorte transportin publik dhe ishte duke folur në telefon me një kompani për tu interesuar për një vend pune, burri në sediljen ngjitur saj i rrëmben telefonin dhe i thotë personit në anën tjetër të linjës:

“Ky është një shans i vyer për ju, që të punësoni një person të mirë dhe të aftë. Ajo e meriton vendin qe po u kërkon!”.

Zonja shtangu në vend, ndërkohë udhëtarët e tjerë e kuptuan menjëherë se kush ishte zotëria që bëri gjestin human.

Bëhej fjalë për Rahm Emanuel, kryebashkiakun e Chikagos, njëri nga tre qytetet më të mëdha në SHBA.

Udhëtarët u çuditën jo vetëm nga veprimi i tij, por edhe nga fakti sesi Emanuel përdortë mjete të transportit publik.

Si ka mundësi pëshpërisnin mes tyre?

“Si do të njihem me problemet dhe hallet tuaja, nëse udhëtoj me makinë luksi, me xhama të zi?!”, tha krebashkiaku duke marrë adhurimin e të gjithëve.