Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “360 Gradë” në Ora News.

Kryemadhi theksoi se protesta e 27 janari është për të sensibilizuar njerëzit që të protestojnë për të drejtat e tyre.

“Është e tmerrshme të fillojmë të diskutojmë që të zgjedhim të keqen më të vogël. Nëse unë kam gabimet e mia, eja t’i diskutojmë hapur. Ne duhet të pranojmë gabimet që kemi dhe në bazë të tyre duhet të fillojmë një strategji kombëtare pa dallim bindjesh. Sot, për t’i parë gjërat me një sy tjetër e ndjej se të gjithë jemi përgjegjës për këtë situatë, jo vetëm politika por edhe media dhe shoqëria, duke thënë se ky është problemi im”, tha Kryemadhi.

“Unë them se 27 janari është komplet gjë tjetër për të sensibilizuar opinionin publik se duhet të protestojmë që Shqipëria është një vend i hapur dhe demokratik. Njerëzit kanë protestuar edhe për ngjyrat, jo më të protestosh për papunësinë dhe shpopullimin që është një strategji e qëllimshme. Baza e votuesve të partisë time është rinia. Nëse mua këta votues do të më ikin emigrantë, çfarë do të ndodhë? Po them që po mendoj politikisht”, shtoi kryemadhi.

“Një njeri që merr më pak se 1 dollar në ditë është shumë e kollajshme për t’u blerë me para ilegjitime. Një njeri që merr më pak se 1 dollar nuk ka para për të prerë një biletë avioni apo trageti. Pjesa kryesore që po ikën nga Shqipëria është shtresa e mesme”, tha Monika Kryemadhi.

LEXO EDHE:  Rama: David Koperfildi zhduku trenin mes "Saharasë", Doktoresh Mona zhduk partinë mes turmës

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook