Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ditën e sotme e ka nisur me një urim të veçantë kushtuar dy anëtareve të partisë së saj të cilat janë bërë nëna.

Përmes një postimi në profilin e saj në facebook Kryemadhi shkruan: 

Mes shumë gëzimeve që te ofron jeta, padyshim më i madhi dhe i forti është ai i të ndjerit nënë!

Ndaj sot dua të jem pranë me një urim të veçantë për dy nënat e reja të familjes sonë të madhe të LSI. Për Erionën dhe Reina e saj gjithë dritë, për ty Ana me Rejan engjëllore dhe Mami Irisin që gëzohet për herë të dytë që mban në krahë engjëllin e saj.

Erdhën si vajza të reja në LSI e sot janë nëna, me forcë dhe dashuri për të rritur fëmijët e tyre. Ashtu si të gjjthë djemtë e vajzat tona që do ta ndërtojnë shtëpinë e tyre të ardhme, familjen e tyre në Shqipëri. Sepse këtë urim do më duhet ta bëj ca shpesh këto kohë për të rinjtë e LSI, për bebet që janë rrugës për të ardhur në jetë, e që padyshim do të lindin në një Shqipëri më të mirë.