Monika Kryemadhi e ka shpjeguar qartë atë çfarë kërkon opozita duke thënë se duhet një qeveri tranzitore jo teknike që iu garanton shqiptarëve disa gjëra, një prej tyre dhe çlirimi i politikës nga krimi dhe nga Niçet.

Kryemadhi dha se kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako duhet të ishte në burg dhe se Rama mund ta shkarkonte po të donte.

Kryemadhi: S’ka më qeveri teknike, por qeveri tranzitore që iu garanton shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme, qeveri tranzitore që iu garanton shqiptarëve hapjen e negociatave.  Ka një qeveri tranzitore dhe kalimtare e cila iu krijon shansin dhe mundësinë shqiptarëve për të çbllokuar dhe për çliruar politikën nga krimi i organizuar, pra nga ato, nga Niçja i madh dhe Niçja i vogël, nga Gjushi me të tjerë e me të tjerë me shokë.

Rakipi: Gjushi është fundi i kavallit.

Kryemadhi: Jo se nuk është fundi i kavallit Gjushi se Gjushi duhet të ishte në burg sot por Gjushi vazhdon është kryetar Bashkie dhe ai është kryeministër. Sepse ai siç mund të shkarkojë gjithë kryetarët e bashkive po t’i dojë kokrra e qejfit, ai mund ta marrë Gjushin dhe ta shkarkojë dhe të krijojë mundësitë.