Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka dërguar një letër zyrtare Ambasadorit të SHBA-së Donald Lu, ambasadores së BE-së Romana Vlahutin dhe përfaqësive diplomatike të vendeve te Bashkimit Europian në Shqipëri.

Letra e Kryemadhit për problematikat e zbatimit te Reformes ne Drejtesi.

“Problemi me kritik vazhdon te mbetet impelmentimi i Reformes ne Drejtesi. Sjella arrogante e mazhorancës ka minuar rende dialogun politik. Moment i patolerueshem perbuzja e opinioneve te dhena nga ONM per kandidate te caktuar nga Sekretari i Pergjithshem i Kuvendit (ish-sekretar i pergjithshem i ministrit Tahiri)”, shkruan kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

“Veprimet e maxhorances jane te nje linje politike qe ka prioritet kapjen e drejtesise. Kapja e drejtesise do kete pasoja te renda politiko-shoqerore per vendin. LSI votoi pa asnje medyshje reformen dhe 7 ligjet sepse ishin garante BE dhe SHBA. Koha i dha te drejte mosvotimit te PD-se“, shkruan ajo.

“Roli i nderkombetareve shume i rendesishem per krijimin e nje klime te re politike”, thuhet në letrën e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook