Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhe i është bashkuar reagimeve të shumta për miratimin e “Marrëveshjes së Prespës”, nga parlamenti grek ditën e sotme.

 

Në një postim në Twitter Kryemadhi e ka cilësuar si një zhvillim tejet pozitiv dhe shumë të rëndësishëm për rajonin tonë këtë marrëveshje mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit

Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek, një zhvillim tejet pozitiv dhe mjaft i rëndësishëm për rajonin tonë, pëër më shumë integrim, për forcimin e paqes dhe për më shumë stabilitet. Ky zhvillim hap perspektivën e proceseve të integrimit të mëtejshëm mes vendeve të rajonit dhe të të gjithë rajonit në Bashkimin Europian.