Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli sot në seancën e Kuvendit dhe tha se i vjen keq për Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla se është dendur me ilaçe nga protesta studentore.

Kryemadhi e konsideroi sekt kriminal atë që drejton vendin, gjithashtu theksoi se ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dëshiron të lërë postin, por nuk e lë kryeministri Rama.

KryemadhiSot nga kjo foltore që është e kapur qartë nga një njeri i sëmurë dhe me probleme të karakterit të mendjes që çdo ditë e më shumë po i nxjerr. 

Amendamentet e LSI-së për sa i përket ligjit të buxhetit dhe amendimit të ligjit të arsimit të lartë, nuk janë për këta këtu apo për atë që po bën shfaqje cirku që po e xhirojnë studentët nga mëngjesi deri në darkë, ishte për t’ju thënë ndërkombëtarëve që dialogu politik nuk është më në dorën e opozitës por në dorën e një të çmenduri. 

Që për hir të së vërtetës, kjo doktoresha e shkencave këtu ia zhveshi të gjithë kallajin doktoreshës Mira Kacolli që ka mashtruar prej 20 vjetësh, Partinë Socialiste, shqiptarët dhe ndërkombëtar që kemi kryeministër një të çmendur. Duhet të kërkojmë kartelën shëndetësore çdo njeriu që do të drejtojë këtë vend. 

Tashmë, sa i përket kërkesave të studentëve janë shumë të thjeshta. Mua më vjen shumë keq për zyshën time Lindita Nikolla e cila është dendur me ilaçe se nuk e suporton dot më. Do të iki një orë e më përpara dhe do të lëshojë karrigen e ministres, sepse s’ka pse të mbajë ajo në kurriz 140 mijë studentë, pse nuk i do qejfi, apo “edi” Edit. 

Kemi vetëm një zgjidhje; të pranojmë ato kërkesat e studentëve, që është shumë pak. 0.80 e buxhetit të oligarkëve që ju do t’i jepni. Pra nga 46 për qind të buxhetit të u jepni oligarkëve, jepni studentëve 0.54. 

Mos mendoni se dalja e studentëve ishte thjesht lëvizje partiake. Ka nga PD, nga LSI, ka edhe nga Partia Socialiste, sepse nuk mund të durojnë dot më socialistët arrogancën e një sekti kriminal që vijnë nga një grup orgjirash të shoqëruara si modernizëm. Nuk mund të durojmë dot më socialistët arrogancën e një të çmenduri.