Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim të papritur me strukturat e partisë së saj në qytetin e Durrësit.

Gjatë takimit Kryemadhi u ka kërkuar anëtarëve të LSI-së në Durrës që të jenë aktivë në komunitet dhe të kenë vëmendje ndaj shtresave në nevojë.

Ndër të tjera Kryemadhi ka deklaruar se LSI-ja sipas saj është egatshme për zgjedhje të parakohshme.

“Forca e LSI-së kanë qenë gjithmonë gratë dhe të rinjtë, ndaj dhe fokusi i punës tek ato do të jetë prioritet madhor i LSI në përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme”, deklaroi Monika Kryemadhi.

Sakaq kujtojmë se pas takimit me delegacionin e Komisionit Europian Kryemadhi deklaroi se nëpërmjet protestave opozita është në rrugën e duhur, dhe sipas saj ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët.