Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së dhe ish-deputeti Vangjel Tavo zhvilluan sot një takim organizativ me strukturat e LSI-së në Tepelenë. Në ketë takim u zgjodh dhe Kryetari i LSI, Tepelenë ekonomisti Sefer Kanushi.

Kryetarja e LSI Kryemadhi deklaroi se “gjendja ekonomike e vendit është e mjerë, taksat rriten, ndersa të ardhurat për familjen shqiptare ulen”.

“Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve”, tha Kryetarja e LSI e cila theksoi se Papunësia eshtë rritur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar. “LSI eshtë parti e fjalës së mbajtur. Duhet të punojmë që shqiptarët të bejnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Fermerët dhe blegtorët jane në qendër të programit të LSI. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit”, theksoi Kryemadhi.