Liderja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka organizuar një takim me strukturat e LSI në Qarkun e Durrësit, ku ka sulmuar kreun e Qeverisë, Edi Rama.

Duke theksuar se Shqipëria po drejtohet nga bandat dhe nga krimi i organizuar, Kryemadhi deklaroi se kryeministri Rama është jo vetëm rrezik kombëtar, por dhe rajonal.

“LSI në Durrës përjetoi terrorin më të madh gjatë fushatës, por arriti ndër rezultatët më të mira në Shqipëri. Strukturat e shtetit u bënë njësh me bandat dhe krimin e organizuar. Ne zgjodhëm të ishim në opozitë, sepse nuk mund te bëheshim njësh me krimin. Sot Shqipëria drejtohet nga bandat dhe krimi i organizuar. Kemi përballë dy rrugë: të bashkëjetojmë me llumin dhe krimin që po instalon Edi Rama, apo të zgjohemi dhe të sensibilizojmë njerëzit. Edi Rama është jo vetëm rrezik kombëtar, por edhe rajonal”, deklaroi Kryemadhi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook