Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emisionin “Tonight” në Ora News.

Kryemadhi ka komentuar incidentet që ndodhën gjatë ditës së sotme jashtë Kuvendit, por dhe brenda saj.

Sipas Monikës, kryeministri Edi Rama ka shkelur sot Kushtetutën, duke treguar arrogancën e tij në sytë e shqiptarëve.

Kryemadhi: Pse duhej shkelur Kushtetuta sot? Është një arrogancë e zt.Rama për t’u thënë shqiptarëve që unë nuk pyes për ju, ose jeni skllevërit e mi dhe unë e di se çfarë do të bëni. Manipulimi është i jashtëzakonshëm.

Tare: Ky është momenti që merrni kartat?

Kryemadhi: Ai u ka marrë jetën shqiptarëve

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook