E ndodhur në një mbledhje me strukturat e partisë në Kamëz, Monika Kryemadhi u  ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të ngrihen në protestë, kundër kësaj qeverie sipas saj të krimit dhe të drogës.

Kryemadhi tha se sot ka ardhur koha që të gjithë shqiptarët të rrëzojnë këtë sistem të kalbur që rrit çdo ditë e më shumë varfërinë.

“Banorët e Kamzës janë njëlloj si Rama dhe deputetët që janë në Kuvend. Qytetarët e Kamzës nuk mund të kenë doktoratura si puna ime, por kanë një zemër të madhe. Le të fillojë organizmi i LSI për protestën e 16 shkurtit. Të nisë nga kjo bashki që ka pasur revoltën kundër padrejtësive. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për solidaritet.

Kemi nevojë për solidaritet njerëzor për të rrezuar këtë sitstem që grabit qytetarët dhe pasurohet duke vjedhur paratë e të varfërve. Ky sistem që po e kthen vendin në diktaturë të krimit dhe të drogës. Prandaj ne nuk do të ndalemi. Në çdo qytetet të ngrihemi të gjithë ndaj këtij sistemi të kalbur që mbahet gjallë sepse janë shqiptarët e varfër. Opozita e bashkuar ka arsye për të mos u ndaluar”,-deklaroi Monika Kryemadhi në Kamëz.