Festa e Krishtlindjes, dita kur besimtarët kremtojnë ditën e lindjes së Krishtit dhe nuk kanë munguar urimet nga personalitete të fushës politike në vend.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Katedralja Orthosokse tha se dakordësia mes politikës shqiptare do të sillte paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët. Kryemadhi tha se të kthejnë besimin në zot, pasi sipas saj, kjo është në interes të popullsisë dhe të perspektivës së vendit.

“Mendoj se dakordësia e paqja e politikës shqiptare do të sillte begati. Mendoj se politika duhet  ta kthejë besimi në zot, sepse kjo do ta ndihmojë t’i shërbejë  popullit”, tha mes tjerash Kryemadhi.

Urimi i plotë:

“Në këtë ditë Krishtlindjesh me këtë diell të mrekullueshëm që sot ia dha Zoti Tiranës, unë dua të uroj sot të gjithë shqiptarët, Krishtlindje të mbara dhe të bardha! Mbarësi, lumturi në familjet e tyre!

Zoti dërgoi Krishtin te ne për të na thënë që na do shumë dhe ne duhet ta duam Zotin, të besojmë te Ai, ti rikthehemi besimit, sepse vetëm besimi në Zot do të na drejtojë në një rrugë të mbarë, do të na drejtojë në rrugën e drejtë dhe do të na drejtojë drejt të vërtetave. Këto Krishtlindje, të jenë Krishtlindjet të cilat të sjellin shqiptarëve dashuri në shpirt, begati në familjet e tyre dhe në familjet e tyre qofshin të lumtur, sepse shqiptarët e meritojnë lumturinë!

LEXO EDHE:  Vijojnë protestat, Kryemadhi: Beteja sapo ka nisur, në shesh deri në largimin e Ramës

A do të ketë diell edhe në politikën shqiptare, pasi në mesazhin e dhënë nga klerët fetarë ka qenë për më shumë dakortësi dhe për më shumë paqe në politikën shqiptare për të mirën e kombit? Mendoj që dakortësia dhe paqja e politikës, do të sillte begati për shqiptarët dhe mendoj që politika duhet ti kthejë sytë e saj nga besimi, sepse besimi në Zot do ti japi politikës edhe ndriçimin në rrugën e saj të drejtë, që të mos gabojë, por të eci aty ku duhet. Që ti shërbejë qytetarëve të saj.

Një politikë që nuk i shërben më qytetarëve të saj, nuk është më politikë, por është armiku. Faleminderit!, thuhet në urimin e Kryemadhit.