Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka uruar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe qytetarët kosovarë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se është detyrë e të gjithëve lartësimi i figurave dhe luftëtarëve që kontribuan për Pavarësinë e Kosovës.

“Urime Kosovë 🇽🇰 teksa hyn në dekadën e dytë të pavarësisë e sovranitetit.
Në këtë ditë të pavarësisë është detyrë e të gjithëve ne, lartësimi i figurave dhe luftëtarëve që kontribuuan dhe sakrifikuan edhe jetën për realizimin e këtij misioni epokal për Kosovën.
Vlerësimet më të larta për qytetarët e Kosovës që të gjithë së bashku me të zgjedhurit e tyre konsolidojnë çdo ditë shtetin e lindur me aq mund.
E ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim dhe ne të gjithë do të jemi në krah të saj për përmbushjen e kësaj ëndrre të vëllezërve e motrave tona në Kosovë. Ta gëzosh përjetë këtë ditë të madhe Kosovë!”, shkruan Kryemadhi.