[ngg_images source=”galleries” container_ids=”225″ sortorder=”1880,1876,1877,1879,1875,1878″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të enjteje me pamje nga rruga e re Cërrik-Belsh-Kuçovë.

Duke publikuar fotografi në Facebook, kryeninistri shkruan, “Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të rrugës së re Cërrik-Belsh-Kuçovë që shpëton nga izolimi dhe harresa çerekshekullore 33 mijë banorët e Dumresë, duke sjellë zhvillim e perspektivë reale për turizmin dhe ekonominë lokale të kësaj zone të Shqipërisë së Mesme me bukuri të rralla natyrore”.

Por as përballë këtij postimi, qytetarët nuk janë tërhequr nga kritikat ndaj tij.

“Mirëmëngjes zoti Rama, po rrugët e fshatrave kur do ti fillosh se kthehemi ne me pushime tani për Vitin e Ri dhe 18 km e bëjmë 1 orë e gjysëm, copë copë rruga”, shkruan një qytetar.

Por ka edhe nga ata që ndalen në momentin e tensionit mes tij dhe gazetarëve, “Mirëmëngjes z.Rama punë të mbarë dhe ditë të mbarë. Dje me mikrofonë mbajtësit se për mua ata nuk janë gazetarë, ishe shumë i saktë për ato që ju the. Duhet të bëni veting dhe për ata, janë idiota të korruptuar dhe të paaftë”.

Një tjetër komentues rikthehet te çështja “Tahiri”, “A mortja rrugët tuaja që hani 70% të fondeve dhe gënjeni popullin si PS, si PS, si LSI të gjithë njësoj jeni. Nxirr hashashin e Tahirit, jo rrugët se i kemi parë rrugët tuaja që brenda vitit bëhen sikur ka rënë bomba”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook