Pas marrëveshjes së çështjes së emrit të Maqedonisë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev bërin një tjetër premtim.

Zaev ka premtuar se paga mesatare në Maqedoni do të jetë 500 euro dhe për ta bërë edhe më të besueshëm, Zaev tha se do të veshë edhe opinga hekuri, vetëm që të mbajë  premtimin.

Deklaratat e Zaev u bënë gjatë një aktiviteti, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Koço Angjushev.

Kryeministri vuri në dukje se vendi ka kapacitet për t’iu mundësuar njerëzve që të fitojnë me dinjitet dhe të jetojnë dhe të rinjtë të mos e braktisin Maqedoninë.

“E kemi rritur pagën minimale në 12 mijë denarë. Kjo hapi spiralin e rritjes së pagave. Sot kemi arritur pagën mesatare në Maqedoni 1.600 denarë më të larta se një vit më parë. Tani paga mesatare është 24.548 denarë. Më parë ishte 22.889 denarë . Ne arritëm te një pagë mesatare prej 400 eurosh. Do të mbath opinga hekuri, pesëqind euro pagë mesatare në Maqedoni do të ketë”- tha Zoran Zaev, kryeministër.