Kryeministri Rama është i ftuar në emisionin ‘Përballë’ më Lutfi Dervishi ku po u përgjigjet të gjitha pytjeve nga gazetari. I pyetur lidhur me ministrin “surprizë” apo më saktë ndryshimin e emrit të ministrisë së jashtme, Rama e ka konfirmuar se ajo do quhet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“Ministria e Integrimit ka qenë shumë e nevojshme në këtë fazë dhe në fazën ku hyjmë puna e saj, pra puna e bërë deri më tani nga kjo ministri duhet shpërndarë në shumë më tepër shpatulla, me shumë më tepër barrë përgjegjësie dhe ministria e Jashtme, e cila do të quhet ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, do të ketë përgjegjësinë e drejtimit.

Ajo do quhet Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, pra do të ketë një detyrë drejtuese politikisht në raport edhe me partnerët dhe koordinuese në raport me të gjithë dikasteret që do të përfshihen në procesin e negociatave”, u shpreh Rama.