Kryeministri Rama ka reaguar sot pas debatit disa ditor lidhur me reformimin e plotë të institucionit të Akademisë së Shkencave.

Nëpërmjetë një reagimi të shpejtë në rrjetet sociale, kryeministri Rama shprehet se mbështet idenë e Fugës i cili ka disa kohë që argumenton se përse duhet të reformohet Akademia e Shkencave. Teksa shprehet tepër i vendosur se në qoftë se Akademia e Shkencave nuk reformohet do të humbas mbështetjen e qeverisë dhe do dorëzojë godinën.

“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës”, citohet në mesazhin e Ramës.

Para disa ditësh ishte akademiku Artan Fuga i dërgoi një letër kryeministrit, ku shprehte shqetësimet e tij lidhur me Akademinë e Shkencave, reagime për të cilat mori edhe kërcënime. Fuga ishte kundër zgjedhjeve farse në këtë institucion.