Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar sot në emisionin “përball” ku ka shpjeguar arsyet se përse ka zgjedhur një qeveri të vogël. Ndërsa ka theksuar se të gjithë ministrat do jenë në provë që ditën e parë.

Rama është shprehur se qeveria e vogël nuk është komoditet për të por një mekanizëm më kompakt për të lehtësuar në maksimum koordinimin mes sektorësh dhe për të lehtësuar në tërësi, ndërveprimin mes gjithë sektorëve.

Shpjegimi juaj në mbledhjen Asamblesë ishte “duhet përqëndrim në dikastere të veçanta”. Por për shembull, në mos gaboj edhe në mandatin e parë thatë “kultura duhet të rrijë kulturë”. A shihni ju një kontradiktë? I përgjigjet struktura e re nevojave të vendit apo komoditetit personal?
Nuk e di ku është komoditeti im personal në këtë rast. Ajo që është arsyeja kryesore pse është vepruar në këtë mënyrë është për të pasur një qeveri më të vogël, jo si një qëllim në vetvete, por si një mekanizëm më kompakt për të lehtësuar në maksimum koordinimin mes sektorësh që në momente të caktuara kanë përplasje apo mbivendosje, dhe ku janë brenda një ombrelle kujdestarie besoj funksionojnë më mirë dhe sigurisht për të lehtësuar në tërësi, ndërveprimin mes gjithë sektorëve që do të thotë se përtej çdo personaleje kjo është thjesht dhe vetëm një qasje për të bërë të mundur që mekanizmi të funksionojë më mirë.

A kemi ne kapacitetet administrative për t’iu përgjigjur strukturës së re të qeverisë… A rrit kjo rrezikun e dështimit?
Unë nuk e shoh arsyen këtu pse. Kapacitetet administrative janë po ato si me 20 ministri si me 11 ministri si me 30 ministri. Numri i ministrive nuk përcakton kapacitetet administrative.

LEXO EDHE:  Basha, përgjegjës për dhënien e lejes e "Santa Quaranta", përgjigjet PD: Është një fabrikim mjeran i...

Po, por ju e keni të qartë nga përvoja se një strukturë e re kërkon kohën e vet të rritjes, maturimit dhe të efiçencës…
Nuk shoh asnjë problem në këtë aspekt sepse sektorët do të funksionojnë siç kanë funksionuar, por do të kenë më shumë afrimitet dhe më shumë ndërveprim le të themi nën ombrella më të mëdha, që shërbejnë edhe si hapësira komunikimi dhe si hapësira bashkërendimi në funksion të objektivave që janë të përbashkëta.

Zoti Ahmetaj, për shembull duket në “konflikt” në punën e tij. Edhe duhet të mbledhë/disiplinoj shpenzimet (pra në këtë rast duhet të jetë gjirokastrit që është edhe duhet të jetë hovardar, sepse duhet t’i shpenzojë paratë, të jetë tirons…
Është shumë e thjeshtë, ministria e Ekonomisë dhe e Financave të ndara kanë punë të përbashkëta, ku rëndom punët zvarriten apo pengohen për shkak të ndarjes dhe hendekut mes tyre. Ose Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe ajo pjesë e ministrisë së deridjeshme të Mirëqenies që ka të bëjë me punën dhe arsimin professional janë fusha ku duhet të kalojnë sipërmarrësit dhe në vend që të kapërcejnë hendeqet mes fushave tanimë janë brenda një hapësirë, ku sigurisht fushat kanë kufijtë e tyre, por që politikat dhe veprimet brenda këtyre fushave janë të mirëkoordinuara dhe të drejtuara nga një dorë.

Sa kohë mendoni se merr përshtatja me modelin e ri?
Për çfarë?

Për të qenë në efiçensë, për të qenë efikas….
Një javë.

Një javë?
Po.

…dhe sa kohë do të jenë në provë ministrat?
Që nga dita e parë.