I ftuar në emisionin Top Show, kryeministri Edi Rama ka folur për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria por në veçanti për protestën e bujshme të studentëve. 

Në studio me gazetarin Alban Dudushi gjatë fjaës së tij Edi Rama deklaroi se e mbështeste protestën e studentëve, por në momentin kur ajo kishte të bënte me kërkesa të qarta, ndërkohë zoti Rama theksoi faktin se për zgjidhjen e kërkesave duhet të dialogohet dhe të shihen të gjitha mundësitë për zgjidhje, si dhe afati kohor.   

 

“Ne vepruam menjëherë me VKM-në kur ka vend për veprim, por për kërkesat e tjera që erdhën në vijim duhet ulur në diskutim. Problemi nuk është kur qeveria të dëgjon dhe të fton në dialog, por kur nuk të dëgjon dhe kur do të të duhet që të radikalizosh veprimtarinë tënde. Ne jemi të hapur për të diskutuar për të gjitha kërkesat e tyre”, tha Rama për studentët.