Tashmë po afrohet ora kur do të filloj Asambleja e Partisë Socialiste dhe do të prezantohet qeveria e re. Kryeministri Rama vijon me rutinën e tij të përditshme duke përshëndetur shqiptarët çdo mëngjes.

Sot ai ka zgjedhur disa foto nga një  koleksion i rrallë i artit shqiptar nga autorë si Odise Paskali, Zef Kolombi, Vangjush Mio, Vilson Kilica.

Gjithashtu kreu i qeverisë njofton se “këto vepra janë tanimë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në dispozicion për publikun si një ekspozitë e posaçme”.

Postimi i Ramës :

“Ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga koleksioni i rrallë i thesarit të gjetur e të shpëtuar të artit shqiptar, me 66 vepra nga autorë të mirënjohur si Odise Paskali, Zef Kolombi, Vangjush Mio, Vilson Kilica etj. Pas restaurimit të plotë, këto vepra janë tanimë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në dispozicion për publikun si një ekspozitë e posaçme,” shkruan Rama në Facebook.