Kryeministri Rama po përgatitet për të çelur ekspozitën me krijimet e tij në Rostok. Ai ka udhëtuar në Gjermani, ku ka marrë dhe punimet e tij personale, piktura murale dhe skulptura në qeramikë. 

Pesë skulptura qeramike janë dëmtuar gjatë rrugës siç shprehet media gjermane “Ost See”. Thuhet se Rama ka shmangur edhe pritjet dhe darkat zyrtare, pasi në Rostok është paraqitur si qytetar i thjesht.

“Një hapësirë ​​mahnitëse” – citon gazeta gjermane kryeministrin Rama ndërsa sheh në cdo cep ambientin ku do të ekspozohen veprat e tij. ‘Nga dyshemeja në tavan, çdo mur është i mbuluar me veprat e tij artistike.’- thuhet me tej në artikull.