Ballina Kryesore 1 javë nga lotaria amerikane, thirrja e ambasadës së SHBA-ve

1 javë nga lotaria amerikane, thirrja e ambasadës së SHBA-ve

Kur ka ngelur vetëm një javë nga afati për mbylljen e aplikimeve për lotarinë amerikane, ambasada e SHBA-ve në Tiranë bën një njoftim të rëndësishëm.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Ambasada iu bën thirrje qytetarëve që janë të interesuar për të aplikuar që të plotësojnë vet udhëzimin.

“🇦🇱️ | Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit 👉 https://bit.ly/2l7myjg dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip si të plotësoni formularin tuaj hap pas hapi 👉 https://bit.ly/2RC6zZI”, thuhet në njoftim. Kujtojmë se aplikimet për lotari do të mbyllen më 6 nëntor, në orën 18:00.