Ballina Kryesore 10 të mirat shëndetësore të kanellës

10 të mirat shëndetësore të kanellës

Kanella është një erëz që duhet të zërë një vend shumë të rëndësishëm në sirtaret tanë. Ka një përdorim të gjerë po ashtu dhe efekte pozitive në shëndetin tonë.

10 të mirat e kanellës që mund t’ju mbushin mendjen ta përfshini në dietën tuaj ditore:

-Ul kolesterolin në gjak –Studimet kanë zbuluar se vetëm gjysmë luge kanellë në ditë ul nivelin e kolesterolit LDL në gjak.

-Rregullator i sheqerit të gjakut –Disa studime sugjerojnë se kanella mund të ketë një efekt rregullator në sheqerin e gjakut, duke e bërë veçanërisht të dobishëm për personat që vuajnë nga tipi 2 i diabetit.

-Ndihmues në infeksionet mykotike– Në disa studime, kanella ka treguar një aftësi të jashtëzakonshme për të ndaluar infeksionet mykotike rezistente ndaj medikamenteve.

-Parandalues i kancerit –Në një studim të publikuar nga kërkues të Departamentit të Agrikulturës në Maryland, kanella zvogëloi avancimin e leuçemisë dhe qelizat kanceroze lymphoma.

-Anti-koagulimi –Ka një efekt antikoagulimi në gjak.

-Çlirues nga artriti –Në një studim në Universitetin e Copenhagen, pacientëve që u ishte dhënë gjysmë luge pluhur kanelle të kombinuar me një lugë mjaltë çdo mëngjes para buke kishin çlirim të menjëhershëm nga dhimbjet e artritit brenda një jave dhe mund të ecnin pa probleme brenda një muaji.

-Anti-Bakteriale –Kur iu shtohet ushqimeve, parandalon shumimin e baktereve dhe prishjen e ushqimeve, duke qenë një ruajtës ushqimor natyral.

-Shëndeti i trurit –Një studim zbuloi se thjesht aroma e kanellës krijon funksionim të shëndetshëm të trurit dhe aftëson memorien.

-Luftues i bakterit E.Coli –Kërkuesit e Universitetit Shtetëror të Kansasit zbuloi se kanella lufton bakteret E.Coli në lëngjet e papasterizuar.

LEXO EDHE:  Sekretet e jetëgjatësisë sipas 8 grave që kanë jetuar mbi një shekull

-E pasur me lëndë ushqyese –Është një burim i jashtëzakonshëm mangani, fibrash, hekuri dhe kalciumi.