Ballina Kryesore 125 vjeçari rrëfen sekretin e jetëgjatësisë së tij dhe jep këshilla për...

125 vjeçari rrëfen sekretin e jetëgjatësisë së tij dhe jep këshilla për të gjithë: “Nuk është gjenetike”

Shumë deri më sot janë munduar të gjejnë sekretin e jetëgjatësisë. Një jetë e mirë pa strese, stërvitje, ushqim i mirë dhe lumturi, këto janë disa prej qëllimeve që kanë njerëzit sot për të arritur në jetëgjatësi. Por sa e vërtetë të jetë kjo? 

Prej kohësh pyeten njerëz që kanë arritur një moshë të konsiderueshme për sekretin e jetëgjatësisë së tyre dhe të gjithë kanë dhënë të njëjtën përgjigje si më sipër. 

125 vjeçari nga Libani, Suliman Al-Mul, pi duhan prej 80 vitesh, ecën çdo ditë rreth 3 kilometra dhe shpjegon se arsyeja e një energjie të tillë dhe sekreti i jetëgjatësisë së tij është vetëm ushqimi i shëndetshëm. 

“Sekreti është në llojin dhe cilësinë e të ushqyerit. Unë ha aq sa kam nevojë. Mos iu afroheni ushqimeve që kanë përbërës të panjohur dhe qëndroni larg nga vajrat e prodhuara në treg. Vaj, ulliri i pastër, mjaltë dhe gjalpi i pastruar i dhisë është një eliksir për shëndet të mirë dhe jetë të gjatë, “, tha ai.

Sulimani hedh poshtë hipotezën se jetëgjatësia është gjenetika. Çdokush e ka ne dorë me mënyrën e jetesës që bën.

Po ashtu ai ka treguar dhe për jetën e tij seksuale e cila ka qenë gjithnjë e rregullt, i martuar dy herë pasi bashkëshortja e parë me të cilën kishte 7 femijë ndërroi jetë. Ai është i lumtur me jetën që bën. Suliman Al-Mul është baba i një 7-vjeçari me bashkëshorten e dytë.