Ballina Kryesore VIDEO/ Atmosferë elektrizuese, shikoni si e presin fansat Luana Vjollcën në Gostivar

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese, shikoni si e presin fansat Luana Vjollcën në Gostivar

Moderatorja dhe këngëtarja bukuroshe shqiptare, Luana Vjollca, pa dyshim që konsiderohet si një nga vajzat më seksi të ekraneve shqiptare.

Por përveç suksesit në televizion me emisionin e saj “Shiko Kush LUAN”, që theu rekorde shikimesh në Shqipëri, por dhe në Diasporë, këtë verë Luana i është përkushtuar muzikës, ku dhe ka sjellë dy hite verore, të cilat janë kërcyer pafund gjatë këtyre ditëve të nxehta.

Mbrëmjen e djeshme, bukuroshja 26-vjeçare ka zhvilluar një koncert në Gostivar në një klub nate.

Siç shihet dhe në videon e publikuar nga vetë këngëtarja, atmosfera ka qenë tejet elektrizuese, ku fansat kanë kënduar bashkë me të, dy hitet e saj të realizuara gjatë kësaj vere, bashkëpunimi me ikonën e muzikës shkodrane Bujar Qamili, nën titullin “M’i dhe flakë mallit tim”, dhe single e publikuar para dy javës me titull “Vetëm ty”, të cilat kanë pasur mjaft sukses.

“Pa fjalë”, shkruan Luana në përshkrimin e videos, duke treguar kështu impresionet e papërshkrueshme të marra nga kjo pritje e bërë nga fansat e saj në Gostivar.

Pa fjale.. 🙏🏻 GOSTIVARI MBREME 🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥Ju dua me zemer! E bekuar nga gjithe dashuria juaj 💜

Posted by Luana Vjollca on Saturday, August 4, 2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook