Ballina Aktualitet 3 muaj thuajse i vdekur, 15-vjeçari shpërthen në lot kur mëson se...

3 muaj thuajse i vdekur, 15-vjeçari shpërthen në lot kur mëson se ç’po bëjnë shqiptarët për të

Është vetëm 15 vjeç dhe dita ditës vdekja i shkon afër e më afër.

Nga fytyra e një fëmije të shëndetshëm nuk ka mbetur thuajse asnjë shenjë. Musai po tretet në një shtrat të reanimacionit në Shkodër.

Tre muaj u bënë tashmë që nga dita kur atij i ndodhi tragjedia.15 vjeçari kishte shkuar në Shirokë me shokët, për t’u larë në lumin e Zallit të Bardhë. Ai mbytet…

Lajmin e kobshëm nëna e tij Afërdita e merr vesh nga shokët e djalit.

Në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”ajo tregon historinë e dhimbshme. Tregon sesi po i ikën nga kjo botë drita e syve dhe nuk i pushon të qarat, sot e tre muaj, ku ajo endet mes dyerve të spitalit të Shkodrës. 

Mjekët kanë bërë ç’është e mundur, por aktualisht Musai ndodhet në një lloj kome. Sytë i ka të hapura, reagimet të pakta… por nuk flet dot, është kthyer në një lloj guaske dhe jeta e tij po shuhet dalëngadalë.

Afërdita Baculi: Djali ka shku me u la Ditën e Bajramit me disa shokë. Atë ditë kanë shku paradite. Më mori shoku në telefon. Djali është duke u mbyt në ujë më tha. Në atë moment unë kam qenë e bllokume krejt. S’di se çfarë kam bo, nuk më kujtohen ato momente, kam qenë shumë keq… (qan)

S’kam çfarë bëj. Në dorë të Zotit është, pa të s’mund të bëhet asgjë. Për fëmijën tim do bëja çdo gjë. Këmbë e duar do t’i jepja vetëm që ai të shpëtojë. Çfarë më duhet mua jeta pa të?!

Por për Musain ka një shpresë. 

Një spital i specializuar në Genova të Italisë ka marrë përsipër rastin dhe jep lajme pozitive se djali mund të rikthehet në jetë. Do duhen muaj, por edhe miliona lekë, rreth 50 mijë euro në total. Afërdita, e ndarë nga bashkëshorti dhe me të ardhura të pakta përballet me dramën e kujtdo shqiptari që gjendet në të tilla kushte… mungesën e parave.

Por “Shqiptarët për Shqiptarët” ka ardhur për të dhënë ndihmën e tyre dhe jo vetëm.

Afërdita: Ishalla kemi shpresa me e çu në Genova dhe ishalla po ma shpëtojmë jetën e djalit. 48 mijë euro i kërkon spitali. Jam e ndarë prej disa vitesh dhe vetëm djalin kam. Fëmija është i çmueshëm… Djali ka mbaru shkollën 9 vjeçare dhe deshti me vazhdu shkollën për kuzhinier… (qan) por nuk e vazhdoi dot, është këtu i shtrirë…. më falni po nuk mundem më, nuk mundem më të flas dot, më falni

Njëri ndër personat që ka parë thirrjet e Elvis Naçit dhe Sidrit Bejlerit për rastin ka qenë dhe mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj. Përpara lidhjes direkte me lojtarin e kombëtares shqiptare sapo ishte ritreguar historia e Musait.

LEXO EDHE:  Ekonomia pëson 6 muajt e parë rritje, priten të lehtësohen kushtet për të marrë kredi

Në studion e emisionit ka lotë, e pikë së pari edhe nga vetë prezantuesja e cila nuk arrin të flasë për shkak të emocioneve.

Ola Bruko: Unë jam nënë vetë, ju lutem Elvis dhe Sidrit më ndihmoni se nuk mund të flas dot momentalisht (përlotet)

Sidrit Bejleri: Kam bërë telefonata me mjekët që njohim për të. Pa kaluar 24 orë Elvisi është nisur drejt Shkodrës dhe ka bërë thirrjen e parë për Musain. Më tutje erdhi një thirrje nga ana ime dhe pati një impakt.

Por çfarë thonë mjekët për gjendjen e komplikuar të Musait 15 vjeçar?

MjekuKa ardhur pas një mbytje në ujë. I është bërë e dhënë ndihma e parë por ka kaluar periudha të vështira që i përkasin pneumonisë për shkak të respirimit të ujit. Musai ka dalë fatmirësisht nga gjendja e rëndë dhe tani është në atë gjendje vegjetative. Ai ka nevojë për terapi më shumë intensive dhe specifike, terapi që atij i duhen me e shpëtu. Ai nuk arrin me dalë dot nga reanimacioni për shkak të gjendjes së tij. Fizioterapia po i bëhet prej 2 muajsh tanimë, por suporti që atij mund t’i jepet ne s’mund ta bëjmë këtu. Pacienti ka prej 3 muajsh që qëndron në reanimacion dhe përgjithësisht e ka kryer ciklin, ndaj dhe ai duhet të kryejë rehabilitim.

Ola Bruko: Kaq mund të bëhet në vendin tonë dhe siç e dëgjuat dhe mjekun, të gjithë janë të gatshëm që ta ndihmojnë Musain për t’u mjekuar në një vend më të specializuar.

Ola Bruko: Sidrit dua të pyes si është në koma, pasi nga pamjet që kemi parë ai i kishte sytë hapur.

Sidrit Bejleri: As ne nuk e dimë se ku arrin perceptimi i tij. Kur unë i kam thënë Musait të lutem mbyll sytë dhe më jep një shenjë që më kupton. Musai nuk i mbylli sytë.

BASHKËBISEDIMI ME HYSAJN, futbollisti i kombëtares shtrin dorën e ndihmës për Musain

Futbollisti i kombëtares është njëri ndër personat që është prekur shumë nga rasti, duke qenë vetë baba. Hysaj ka shkuar në Shkodër për ta parë me sytë e tij dhimbjen e heshtur të Musait dhe ka dalë garant për të dhënë sa të holla duhen, vetëm që djali të shërohet. Është Sidrit Bejleri ai që e nxjerr “zbuluar” Hysajn.

LEXO EDHE:  FOTO/ Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys

Elseid Hysaj: Rastin e njoha falë Sidritit dhe prej emisionit. Më preku shumë dhe kur pash fotot që kish dërguar Sidriti, u habita sesi mund të kishte një problem të tillë një djalë i ri. Erdha në Shqipëri për ta parë Musain.

Sidrit Bejleri: Edhe sikur të mos ishim shokë, jemi shkodranë

Ola Bruko: Kontributi që ju po jepni kësaj here është edhe më i madh… a keni një mesazh?

Hysaj: Mesazhi im është për njerëzit që më dëgjojnë tani. Lekët nuk të japin lumturinë por besoj se ne mund të bëhemi të gjithë bashkë dhe ta ndihmojmë Musain. Edhe nëna e tij nuk është mirë dhe shpresoj që ta shoh duke buzëqeshur.

Sidrit Bejleri: Mbase atij i vjen zor me i thënë të gjitha… ka shku me zemërgjerësinë më të madhe dhe i ka thënë sa duhet, sa është nevoja për paratë. Shumë shkodranë kanë shkuar për të dhënë kontributin e tyre. Më është thënë dhe një gjë tjetër, dhe se Hysaj ka thënë se dhe kur fëmija të mbarojë operacionin, ai do të kontribuojë në të holla për rehabilitimin e plotë

Ola BrukoJu japim të fala juve Elseid pasi edhe nëna juaj na ka shkuar në emision mbi këtë çështje.

Elvis Naçi: Të gjithë figura që na bashkëngjiten, është një nga ato korsitë e emisionit. Ne nuk u njohëm prej bamirësisë, por përmes emrit tonë ta bëjmë sa më të prekshme bamirësinë. Ne duam që figurat publike të japin pak nga emri i tyre për ti bërë mirë shqiptarëve. E rëndësishme është që figurat publike të jenë sa më afër njerëzve, dhe ky është një ndër qëllimet tona.

Në studion e Shqiptarët për Shqiptarët ka folur dhe daja i Musait, Shpëtim Baculi. Edhe ai në pamundësi ekonomike për të përballuar faturën e rëndë për rehabilitimin e 15 vjeçarit është munduar dhe ka gjetur spitalin që mund të rikthejë në jetë Musain.

Daja i Musait, Shpëtim Baculi: I falënderoj të gjithë, Elseidin, të gjithë shqiptarët e stafin tuaj për të gjitha mundësitë që keni ofruar për Musain.

Ola Bruko: Ju jetoni në Itali dhe ju keni arritur të gjeni spitalin…. mund të më tregoni diçka më shumë për spitalin

Shpëtim Baculi: Jemi interesuar dhe bëhet fjalë për një ndër spitaklet më të mira për fëmijë, për këtë rast si të Musait që është në gjendje të rëndë.

Ola Bruko: Është marrë konfirmimi nga spitali

LEXO EDHE:  Paloka ironizon Ramën: O shef i madh, ti je arkitekti i ndryshimit...

Shpëtim Baculi: Konfirmimi është marrë, pritet deri nga data 15 dhjetor, por duhet shuma e parave.

Ola Bruko: Pra nëse arrihet të plotësohet e gjithë shuma, kur mund të niset Musai

Shpëtim Baculi: Musai mund të vijë diku nga data 15 dhjetor, afërsisht. Më falni se nuk më vijnë fjalët…

Ola Bruko: Faleminderit, ju falënderoj dhe shpresoj se kur të flasim herën tjetër të kemi lajme të mira.

Bejleri viziton Musain… tregon momentet kur humbi vajzën e tij

Sidrit Bejleri shkon në qytetin e tij në Shkodër për të takuar Musain.

Me të shkuar në dyert e spitalit gjen Afërditën. I thotë për rastin e vajzës së tij, e cila humbi jetën në moshë fare të vogël.

Sidrit BejleriKam patur një rast të tillë me vajzën e parë. Kam ndjenjur 5 ditë në koma. Ka qenë 15 muajshe dhe Zoti me madhninë e tij si e dha e mori… prandaj jam më i ndjeshëm…. më patën thënë në atë kohë çohu ti e të ulet ajo, do e kisha bërë… por Zoti është ai që i vendos këto gjëra.

Nëna: Është dobësuar shumë djali….

Në një moment të qëndrimit pranë shtratit të Musait, Sidrit Bejleri i flet 15 vjeçarit dhe i thotë të mos mërzitet, sepse të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë për ta ndihmuar. Bejleri i thotë se nuk do ta lënë Musain të qëndrojmë më i shtrirë. Në këtë moment Musai, pavarësisht se e ka të pamundur të lëvizë ndryshon shprehi të fytyrës… nis të qajë, pa lotë, por me atë çka i lejon një trup i “fikur” prej 3 muajsh.

Në studion e emisionit Bejleri tregon këtë moment prekës.

Sidrit Bejleri: Ndoshta kisha atë përjetimin e vjetër timin… por e them që zemra ime ndjente mirë për këtë fëmijë. Besoj se do të jëtë shumë më mirë se çfarë është. Qante kur i thash që shqiptarët janë mbledh për ty.

Prap nuk di me thën se ku arrin me perceptimi i tij…. mjekët thanë se mund të jenë dhe instikte…

Elvis Naçi: Ne jemi të vendosur që Musain ta dërgojmë. Për t’ju gjend afër nënës… ti pyete me të drejtë, ajo nënë më shumë është aty sesa në shtëpi. Shpresat janë, ne jemi të vendosur që të paguajmë shumën dhe ta shpëtojmë djalin.

Kështu mbyllet deri më tani historia e Musait…. me shpresën se një ditë të afërt ai do të mund të shkojë në spitalin që mund t’i rikthejë sërish jetën.