Ballina Aktualitet 30 oficerë fitojnë gradën “Kryekomisar” nga 133 vende vakante në Policinë e...

30 oficerë fitojnë gradën “Kryekomisar” nga 133 vende vakante në Policinë e Shtetit

Janë publikuar sot nga policia e shtetit, rezultatet për konkursin për gradën “Kryekomisar”. Edhe në këtë rast, njëjtë me konkursin për gradën komisar, është bërë ankimimi për vonesë të rezultatit dhe për manipulime. 

Dyshohet se testet mund të jenë korigjuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe jo në Akademinë e Sigurisë siç parashikohet dhe në Rregulloren e Policisë.

Edhe pse kanë qenë 133 vende vakante, vetëm 30 emra janë në rezultatin e nxjerrë për fituesit e gradës “Komisar”.