Ballina Kryesore 48 orë në perlën bregdetare të Shqipërisë, Durrësin

48 orë në perlën bregdetare të Shqipërisë, Durrësin

Qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë, Durrësi ka qenë prej kohësh portë ballkanike në botë. Grekët, romakët dhe bizantinët e shfrytëzuan tërësisht portin e mrekullueshëm natyror dhe sërish mbetet një nga portet më me fluks në Adriatik.

Pse ta vizitoni tani?

Aty gjeni amfiteatrin më të madh romak në Ballkan, muret bizantine të qytetit, prodhimet e detit të mrekullueshme dhe netët e gjallëruara. Durrësi është qytet me stil bregdetar, pak qytete në vend mund t’i afrohen dhe çmimet mbeten të leverdishme.

Merrni koordinatat tuaja

Durrësi është një udhëtim i shkurtër nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë: pak më shumë se gjysmë ore, edhe pse varet nga trafiku. Taksitë do t’ju sjellin këtu nga aeroporti i Tiranës për rreth 30-40 euro. Nga qendra e qytetit të Tiranës ka autobusë dhe mini-autobuza që kushtojnë gati asgjë, të cilët nisen çdo 30 minuta nga stacioni i autobusëve të kryeqytetit.

DITA 1
Grekët dhe Romakët

Nisni ditën tuaj në Muzeun Arkeologjik (Rruga Taulantia 32), ndoshta muzeu më i mirë në vend dhe një abetare e vërtetë mbi historinë shqiptare. Kthehu pranë amfiteatrit romak. Në shikim të parë ju mund të mendoni se nuk janë kujdesur mirë për të: e vërteta është që, duke u ndërtuar gjatë sundimit të Hadrianit rreth vitit 100 pas Krishtit, u dëmtua nga tërmeti (dy herë) dhe pastaj u “varros” nga osmanët në shekullin e16-të.

Marrëveshja me hijen

Në veri të sheshit Shatërvani ka një hapësirë ​​mjaft të këndshme e rrethuar nga ndërtesat moderne. Banorët e moshuar të qytetit kalojnë pasditen e tyre të verës këtu duke biseduar në hijen e pemëve. Nëse keni fuqi, një ngjitje në kodrën e Durrësit do t’ju dërgojë në Vilën e braktisur të Zogut, mbretit të shqiptarëve që mbretëroi në vitet 1928-39. Ndërtesa është përdorur si shtëpi pritje për të huajt gjatë diktaturës ekonomiste, por më pas u grabit gjatë trazirave të 97-s.

LEXO EDHE:  REPLIKAT/ Ish deputeti i PS shpërthen ndaj gazetarit: Ta q* mamin, o ku*ë e vogël
Mbrëmjet Veneciane

Sheshi elegant Epidam, rruga kryesore e qytetit të vjetër, e veshur me palma, kafene rruge, restorante, dyqane dhe bare të çon deri në port, ku qyteti mblidhet për një mbrëmje kundruese. E ashtuquajtura Kulla Veneciane në buzë të ujit dhe muri që rrjedh prej saj janë mbetjet më të ruajtura të fortifikimeve bizantine të qytetit. Ka disa vende të mira për të ngrënë në këtë zonë (duke përfshirë një kafene në kullë), por ia vlen të shëtisni 10 minuta përgjatë bregdetit në perëndim të diellit në Aragosta (Rruga Taulantia 71), vendi më i mirë për ushqim deti.

DITA 2

I gjerë, dhe i bekuar me rërën e artë e të butë, plazhi i Durrësit është pothuajse një qytet i gjallë në vetvete. Në fundjavë gjatë verës do të duhet të shkosh herët për të gjetur një vend: nëse kërkoni një plazh të shkretë duhet të shkoni më në jug. Sapo të instaloheni në shezllonin tuaj, nuk do të keni nevojë të lëvizni gjatë gjithë ditës. Shitësit do iu enden gjithë kohës nga çadrat me thirrjet: kafe, çaj, kokteje, snacks dhe çdo gjë tjetër që ju nevojitet. Ndërsa baret e plazhit garojnë me njëri-tjetrin për të parë kush mund të luajë muzikën e tyre më lartë, të gjitha këto e bëjnë pushimin kaotik dhe të shkëlqyeshëm “alla-Ballkan”.

Ditët larg

Nëse mund qëndrosh larg nga plazhi për një pasdite, shpejt do të zbulosh se ka shumë gjëra përtej Durrësit në bregdetin shqiptar (në të vërtetë, shumë njerëz lokalë do të pëshpëritin në veshin tuaj se më e mira e Rivierës Shqiptare gjendet në jug të vendit).

LEXO EDHE:  Tarifat për telefoninë fikse, AKEP propozon ulje me dy faza deri në 2019

Mos lini pa marrë një udhëtim për në Parkun Kombëtar të Divjakës-Karavasta (ose vetëm Laguna e Karavastas) rreth 20 minuta në jug të qytetit. Jo shumë larg nga këtu është një nga manastiret më të vjetra të Shqipërisë, Manastiri i Ardenicës i shekullit të 13-të, kisha e Shën Marisë përmban disa ikona të pikturuara nga Athanas Zograf, një shqiptar i cili ishte një nga artistët kishtarë më të kërkuar të shekullit të 18-të.

Durrësi në një paragraf

Ballkani kaotik me një shije të pagabueshme italiane. Peshk i shkëlqyer dhe ushqim deti me çmime të pakrahasueshme kudo tjetër në rajon. Kushtojini kujdes kulturës së të kaluarës, ku xhamitë dhe kishat mund t’i gjeni shumë pranë njëra-tjetrës. Merrni me qira një makinë dhe bëni një xhiro përgjatë Lagunës së Karavastasë./joq/

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook