Ballina Aktualitet “50 milionë euro dëm shtetit”, kush është ish-ministri i Ramës në prag...

“50 milionë euro dëm shtetit”, kush është ish-ministri i Ramës në prag arrestimi (Emri)

Një ish-ministër, por që ka mbajtur edhe postin e zv/kryeministrit është një nga personat e përfshirë në hetimet për korrupsion, të kryera nga Prokuroria në lidhje me investimet në Rrugën Tiranë-Elbasan, me një dëm të paktën 50 milionë euro.

Bëhet për fjalë për Edmond Haxhinaston, ish-ministrin e Transportit në Qeverinë “Rama 1”, ish-ministër Ekonomie dhe zv/kryeministër në Qeverinë “Berisha 2”.

Haxhinasto është duke u hetuar dhe pritet që pas përfundimit të hetimeve dhe arrestimit të dy ish-drejtorëve të përgjithshëm të rrugëve dhe shumë zyrtarëve të tjerë të bëhet vlerësimi për përfshirjen e ish-ministrit, i cili drejtoi Transportin për 4 vjet, në kohën kur ARRSH drejtohen nga Dashamir Xhika.

Mësohet se ish-ministri i LSI-së, sot deputet i kësaj force politike, është hetim edhe për disa tendera dhe investime të kryera nga institucioni që ai ka drejtuar.

Dje në orët e vona të mbrëmjes, prokuroria ka lëshuar urdhër-arrestet për dy ish-drejtorë të rrugëve dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët kanë qënë në shumicën e tyre vartës të Edmond Haxhinastos dhe disa të tjerë njihen nga njerëzit e Lulzim Bashës në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Transporteve. /cna.al

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook