Ballina Kryesore 7 Marsi, Presidenti Meta ka një urim të veçantë për të gjithë...

7 Marsi, Presidenti Meta ka një urim të veçantë për të gjithë mësuesit (Foto)

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën sot me një urim special për të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët shqiptarë, që ditën e sotme festojnë 7 Marsin.

Përmes një mesazhi urimi në faqen e tij në “Facebook”, shoqëruar me dy foto të nxjerra nga arkiva e viteve të para në rrugën e dijes, Meta ka uruar të gjithë mësuesit.

“Sot në Ditën e Mësuesit, dua t’ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik”, shkruan Presidenti Meta në faqen zyrtare në “Facebook”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook