Ballina Kryesore 74-vjetori i Çlirimit, Meta e Rama homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve

74-vjetori i Çlirimit, Meta e Rama homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit zhvilluan homazhe të Varrezat e Dëshmorëve në kuadër të 74-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Ata vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi do të kryejë homazhe në orën 10:30. Po ashtu është përcaktuar se veteranët do të zhvillojnë homazhe në orën 12:00.

Partia Demokratike nderoi dje kujtimin e rënëve duke vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Të majtët respektojnë 28 nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 nëntor.