Ballina Kryesore A është gjë e keqe ta mbani urinën për një kohë të...

A është gjë e keqe ta mbani urinën për një kohë të gjatë?

Të urinosh është shumë e rëndësishme. Veshkat e tuaja filtrojnë ujin e tepërt dhe mbetjet e gjakut dhe gjith ai ujë duhet të shkojë diku, në fshikzën tuaj.
Normalisht një fshikëz mban deri në dy gota me urinë në mënyrë të rehatshme, por nëse e bëni zakon ta mbani urinën tuaj për kohë të gjatë, në fakt mund ta tendosni fshikzën tuaj dhe ajo lehtësisht mund të mbajë më shumë urinë.

Në një studim të bërë u dol në përfundimin se infermieret që e mbanin urinën githë ditën për shkak të ngarkesës kishin afërsisht dyfish kapacitet në fshikzën e tyre për të mbajtur urinën dhe u dol në përfundimin që ato ishin shumë mirë por kjo nuk do të thotë që ju duhet ta mbani urinën nëse keni kohë të shkoni në tualet. Kjo për arsyen sepse nuk është vetëm fshikëza juaj që duron presionin dhe tendoset. Gjithashtu mund të tendosni dhe mundoni dhe muskujt e jashtëm unazor të fshikzës.
Këto muskuj të ldihur me fshikzën janë të rëndësishëm sepse mbrojnë apo ndalojnë që urina të dalë nga fshikza në mënyrë të pavarur. Nëse i stërmundoni dhe tendosni shumë këta muskuj, mund ta humbni kontrollin e tyre. Kjo gjë është e rrallë dhe do duhen dekada duke mbajtur urinën në mënyrë që ju të arrini në këtë pikë, por nëse e bëni(stërmundoni), mund të përballeni me disa situata të vështira por edhe të rrezikshme për ju.

Për shembull, me më pak kontroll të muskulit unazor, rrezikoni që urina juaj të rrjedhë kur fshikëza është plot dhe gjithashtu rrezikoni që kur shkoni në tualet për të zbrazur urinën, fshikëza të mos zbrazet plotësisht.

LEXO EDHE:  Kurrë mos e mbani gjatë urinën, ja pse

Kjo gjë jo vetëm që rrit nevojën tuaj për të urinuar më shpesh ndërsa fshikëza juaj mbushet shpejt, por gjithashtu rrezikoni të keni çrregullime serioze të quajtur “mbajtje e urinës” ku përfundoni me një sasi të madhe të urnës tuaj në fshikëz për një kohë të gjatë dhe ndërsa fshikëza juaj është akoma e ngrohtë me mbetjet e trupit tuaj, bëhet vendi perfekt për të mbajtur bakterie të ndryshme të rrezikshme të cilat do ju shkaktojnë shumë dëme. Akoma më keq është, nëse jeni pa fat dhe fshikëza ka shumë urinë brenda saj, ekziston mundësi që këto lëngje, mbetje apo urinë të kthehen përsëri në veshkat tuaja. Kjo gjë mund ti shkaktojë veshkës tuaj mosfunksionim deri në më të keqen, vdekje.

Lajmi i mirë është që me shumë mundësi do humbni kontrollin e muskujve tuaj unazor dhe të urinoni përpara sesa fshikëza të arrijë në këtë gjëndje, pra kthimin mbrapsht të lëngjeve në veshka.

Por ka diçka, pse të rrezikojmë dhe të mos shkojmë në tualet?