Ballina Kryesore A pagoi 20 mijë USD për foton me Donald Trump? Basha: Ju...

A pagoi 20 mijë USD për foton me Donald Trump? Basha: Ju tregoj të vërtetën

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”,  kreu i PD-së ka folur për foton e tij me Donald Trump.

Gazetarja Eni Vasili e ka pyetur nëse ka paguar 20 mijë dollarë për foton me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Kryedemokrati ka mohuar që të ketë paguar ndonjë qindarkë dhe foton e konsideroi të paçmueshme.

Basha tha se foto e tij me Trump është në funksion të shqiptarëve dhe Shqipërisë.

“Unë kisha planifikuar takime të nivelit më të lartë të harkut kohor 17-18 maj dhe këto takime u shtynë. Kam zhvilluar takime me investitorë amerikanë, me bashkëpunëtorë të ngushtë të presidentit Trump. Foto me Trump është një mundësi e paprecedentë që mu ofrua mua dhe unë e vë në dispozicion të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Kjo foto nuk ka kushtuar asnjë qindarkë dhe është e paçmueshme”, u shpreh Basha.