Ballina Kryesore Acarohet situata në Kukës, protestuesit hedhin flakadanë në drejtim të Ramës (VIDEO)

Acarohet situata në Kukës, protestuesit hedhin flakadanë në drejtim të Ramës (VIDEO)

Kryeministri Rama është pritur me protesta në Kukës gjatë një takimi që po zhvillon në këtë qytet në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët,

Siç shihet dhe në pamjet e publikuara në media, protestuesit e irrituar kanë hedhur flakadanë në drejtim të kryeministrit Rama, i cili është mbrojtur nga forcat “Shqiponja”, pasi turma ka qenë tepër e acaruar.

Protestuesit shihen teksa mbajnë pankarta në duar, si dhe bëjnë thirrje për largimin e Ramës.

Protesta është organizuar nga Partia Demokratike.

Kujtojmë që kreu i Qeverisë u prit me protesta edhe në Has. Kjo është hera e parë që Rama viziton qytetin e Kukësit, pas protestës së dhunshme kundër tarifës në Rrugën e Kombit.