Ballina Kryesore “Ai është i dashuri im”, shokon i biri i aktorit të njohur...

“Ai është i dashuri im”, shokon i biri i aktorit të njohur Will Smith

Jaden Smith, djali i aktorit të njohur Will Smith, ka ndërprerë  performancën e tij në Camp Flog Gnaw Carnival për të bërë një njoftim dashurie. Ai ka shokuar fansat me deklaratën e dashurisë ndaj shokut të tij Tyler.

Tyler The Creator është miku më i mirë në botë dhe unë e dua shumë atë. Dhe dua t’ju them diçka djema… Tyler nuk dëshiron ta thotë, por ai është i dashuri im. Është e vërtetë”.-ka thene ai.

Deklarata është përforcuar po nga vetë ai në një postim në twitter, por nuk është sqaruar nëse kjo është një shaka mes miqsh apo vërtet Jaden Smith ka një orientim seksual tjetër për të cilën fansat nuk ishin në dijeni. Mos të harrojmë që ai ka qenë i lidhur me bukuroshen Kylie Jenner.