Ballina Kryesore “Ajo është shoqja ime e ngushtë”, vajza e Manjola Nallbanit tregon për...

“Ajo është shoqja ime e ngushtë”, vajza e Manjola Nallbanit tregon për marrëdhënien me të ëmën

Manjola Nallbani është nënë e dy vajzave dhe ka treguar shpesh se ka një marrëdhënie shumë të mirë me to.

Vajza e saj e vogël, Sindi, kohët e fundit është bërë pjesë e mediave, sepse sapo ka publikuar librin e saj të dytë të titulluar “Njësoj të ndryshëm”.

Sindi është vetëm 14 vjeçe dhe sigurisht që të gjithë këtë pasion për artin duhet ta ketë trashëguar nga e ëma. Për të folur për librin e saj dhe për lidhjen e ngushtë me mami Manjolën, ajo ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Rudina’.

Ajo ka treguar se Manjola është shoqja e saj më e ngushtë dhe se e mbështet në çdo hap.

“Ajo është shoqja ime më e ngushtë. Kaloj shumë kohë me të, edhe kur është në punë, unë jam prapë aty. Më shtyn të ndjek çdo ëndërr. Jam shumë e lumtur që kam një njeri si ajo për ta ndjekur si model në jetë”, ka thënë Sindi.

Më pas Manjola ka surprizuar të voglën e saj me anë të një videomesazhi. Ajo ka treguar se është shumë krenare për të dhe se nuk do kishte kërkuar kurrë të kishte një vajzë më të mirë se ajo.