Ballina Kryesore “Akoma nuk ke dhënë dorëheqje ti?” Rama “shënjestron” drejtorin e Hipotekës në...

“Akoma nuk ke dhënë dorëheqje ti?” Rama “shënjestron” drejtorin e Hipotekës në Gjirokastër

 

Në vijim të turit të dëgjesave publike me qytetarët, kryeministri Rama u ndal në sot pasdite në Gjirokastër.

Në takimin e zhvilluar me banorë të Gjirokastrës, një prej qytetarëve ngriti shqetësimin për pronën, duke u shprehur se ka 25 vite që nuk ka mundur të gjejë një zgjidhje.

Menjëherë pasi dëgjoi shqetësimin e gruas, kryeministri Rama i “përvishet” drejtorit të Hipotekës në Gjirokastër duke e pyetur nëse e ka dhënë apo jo dorëheqjen, ashtu siç kërkoi një ditë më parë.

“Ku është ky drejtori i Hipotekës të na sqarojë? Është këtu? Ti je drejtori i Hipotekës akoma? E dhe dorëheqjen?”, tha kryeministri Rama