Ballina Bota Aksident horror në autostradë, humbin jetën tragjikisht 7 persona, shkatërrohen 40 makina...

Aksident horror në autostradë, humbin jetën tragjikisht 7 persona, shkatërrohen 40 makina (VIDEO)

Shtatë persona kanë mbetur të vrarë në një aksident të rëndë në autostradën Beograd- Nish mëngjesin e sotëm, bën të ditur policia serbe.

Mësohet se 35- 49 persona janë plagosur dhe mbi 40 makina janë shkatërruar. Shumë prej këtyre makinave janë shkatërruar plotësisht.

Policia serbe njoftoi se shkaktar i aksidentit, në të cilin janë përfshirë mbi 40 automjete, është dukshmëria e dobët për shkak të mjegullës së dendur që kishte rënë në mëngjes.

Në aksident, siç njoftojnë mediat nga vendi i ngjarjes, janë djegur dy kamionë. Komunikacioni në autostradën është në ndërprerje, ndërsa në të dy drejtimet janë krijuar kolona kilometërshe.

Të lënduarit, ndër të cilët ka edhe fëmijë, janë transportuar në spitalet e Jagodinës dhe Quprisë. Ndër të lënduarit në spitalin e Jagodinës ka edhe tre shtetas të huaj – nga një grek, polak dhe gjerman.

Ekipet e shpëtimit ia kanë dalë t’i nxjerrin nga makinat të gjithë personat që kishin mbetur të ngujuar në automjetet e tyre.