Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Elbasan, mbetet i vdekur këmbësori

Aksident i rëndë në Elbasan, mbetet i vdekur këmbësori

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit ku si pasojë ka mbetur i vdekur dhe një këmbësor. Drejtuesi i automjetit tip “Mitsubishi” me targa EL1631B ka përplasur këmbësorin  55 vjeçar, me pasojë vdekjen e këtij të fundit. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari”. Policia ka shoqëruar shtetasin E.B 41 vjeç, drejtuesin e automjetit ku dhe do të proçedohet nga grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Informacion nga Policia Elbasan:

Në lagjen “Vullnetari”, Elbasan,  shtetasi E.B., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi”  me targa EL 1631 B, ka aksidentuar  me pasojë vdekje këmbësorin, shtetasin Sh K., rreth 55 vjeç, banues në lagjen Vullnetari Elbasan.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.