Ballina Aktualitet Aksident në Tiranë, plagosen disa persona nga përplasja e dy urbanëve

Aksident në Tiranë, plagosen disa persona nga përplasja e dy urbanëve

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku dy autobusë janë përplasur duke shkaktuar 6 persona të lënduar.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur tek “Kthesa e Kamzës”.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy urbanë të linjës Tiranë-Kamëz.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion Paraprak
Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobuza të linjës “Tiranë – Kamëz” me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe ( të gjithë pasagjer në dy autobusat e linjës “Kamëz-Tiranë ).

Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusave ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook