Ballina Aktualitet Aksident tragjik në Itali, humb jetën gruaja shqiptare, plagoset e bija 17-vjeçare

Aksident tragjik në Itali, humb jetën gruaja shqiptare, plagoset e bija 17-vjeçare

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje shqiptare ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 16.00, në Piacenza të Italisë, raportojnë sot mediat lokale.

Një makine tip “Ford Fusion” dhe një furgon “Fiat Scudo” janë përplasur kokë më kokë.

Përplasja rezultoi fatale për një 45-vjeçare shqiptare, e cila mbeti e vdekur, ndërkohë që identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur.

E plagosur, por jo në gjendje të rëndë për jetën ka mbetur një 17-vjeçare që mendohet se është e bija dhe e cila ndodhej në një makinë me 45-vjeçaren.

Drejtuesi i fugonit raportohet se nuk ka pësuar lëndime. Policia italiane ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.