Ballina Aktualitet Aksidentohen gjimnazistët në Qafë-Thanë, policia dhe ambulanca nuk u vjen në ndihmë

Aksidentohen gjimnazistët në Qafë-Thanë, policia dhe ambulanca nuk u vjen në ndihmë

Ka ndodhur një aksident tepër i rëndë sot në dalje të Qafë-Thanës, në aksin Pogradec-Përrenjas. Autobuzi me gjimnazistët nga Rroskoveci është përmbysur dhe asnjë nuk u ka ardhur në ndihmë.

Si pasojë e përmbysjes kanë rënë afër greminës e për pasojë të rinjtë janë plagosur e kanë marrë fraktura të rënda. 

Një kalimtar i rastit ka lajmëruar policinë e Pogradecit dhe të Përrenjasit por as njëra nuk ka denjuar të marrë parasysh rastin. Mësohet se po ashtu është lajmëruar dhe ambulanca por ka mbërritur vetëm një e tillë për 17 gjimnazistë. 

Të rinjve u kanë ardhur në ndihmë mjete të rastit dhe aktualisht ndodhen në urgjencën e Përrenjasit. Në këtë rast ndihma e shpejtë i është mohuar 17 gjimnazistëve të aksidentuar rëndë, nga shërbimet e detyrueshme shtetërore.