Ballina Kryesore “Akt i rëndë anti-kombëtar”, Berisha reagon ashpër pas votës së Shqipërisë kundër...

“Akt i rëndë anti-kombëtar”, Berisha reagon ashpër pas votës së Shqipërisë kundër SHBA

Vota e Shqipërisë kundër vendimit të SHBA-ve për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit ka ngjallur shumë reagime nga opozita.

Pas reagimit nga kampi i LSI, ka ardhur dhe reagimi i parë nga demokratët. 

Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, Berisha ka komentuar vendimin e Shqipërisë për të votuar kundër SHBA-ve.

Ish-lideri historik i demokratëve e ka cilësuar këtë vendim si një akt të rëndë anti-kombëtar.

Reagimi i plotë i Berishës
Nje akt i rende antikombetar i klikes se neo-bllokmeneve me ne krye Noriegen e Europes!

Sot klika e noe-bllokmeneve hoxhist, me ne krye bastardin e xhelateve te shqiptareve Koleka, Rama votoi ne OKB, ne traditen aterore, kunder SHBA, vendit i cili nga vitet 20 te shekullit te kaluar deri sot ka luajtur rol percaktues ne lirine e kombit shqiptar.

Duke denuar me ashpersi kete qendrim shtoje se me kete akt politika e jashtme e Shqiperise shnderrohet ne nje politike te mirefillte antikombetare. Ajo perfaqeson interesat e baroneve te droges dhe balozeve neo-bllokmene te krimit dhe jo te shqiptareve. sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook