Ballina Kryesore Aktori i njohur shqiptar shpërthen keq kundër politikanëve

Aktori i njohur shqiptar shpërthen keq kundër politikanëve

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, ka sulmuar ashpër politikanët teksa ka qenë i ftuar në emisionin “360 Gradë” me Artur Zhejin, gjatë mbrëmjes së djeshme.

Llakaj u shpreh se gjysma e politikanëve shqiptarë janë me diploma të vjedhura, ndërsa shtoi se gjuha më banale dhe më e ndyrë përdoret në Parlament.

“Artisti nuk duhet të përdoret. Politikani është inferior përballë artistëve. Kush janë politikanët sot? Janë gjysma me diploma të vjedhura. Nuk kanë as nivelin më minimal të kulturës. E kam thënë që ditën e enjte është estrada shqiptare në Parlament. Ke halabakllëkun më të madh e gjen aty. Gjuhën më të ndyrë dhe më banale”, është shprehur Agron Llakaj gjatë prononcimit të tij.